Telegrafi

Candreva te Interi, Thauvin zëvendësues i tij te Lazio

Lazio është duke menduar që ta ofrojë në radhët e veta mesfushorin e Newcastle United, Florian Thauvin, si zëvendësues i Antonio Candrevas që pritet të largohet drejt Interit.

Nerazzurrët pritet ta blejnë italianin dhe me këtë janë marrë gjatë gjithë verës.

Sipas Gianluca Di Marzios, Biancocelestët tashmë kanë gjetur zëvendësimin dhe ai është Thauvin.

Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Francezi u bashkua me Newcastle vitin e shkuar, por pas gjashtë muajsh u kthye si huazim te Marseille.

Ai tashmë është kthyer në Newcastle, por dëshiron një skuadër që luan në Ligat e para dhe Lazio do të ishte një mundësi e mirë. /Telegrafi/