Site icon Telegrafi

Candreva: Duhej të fitonim patjetër

Golashënuesi i vetëm në ndeshjen ndaj Shqipërisë, Antonio Candreva, ka thënë se kombëtarja Azzure është dashur të fitonte patjetër.

Sulmuesi italian ka qenë ndër më të mirët në këtë takim.

Ai u gjend më së miri pas një krosimi të Spinazzolas në zonën e Etrit Berishës.

“Duhet të fitonim patjetër këtë ndeshje dhe ia arritëm. Vinim pas dy rezultateve jo të mira ndaj Spanjës dhe Maqedonisë, ku me të drejtë jemi kritikuar për shkak të ndeshjeve jo të mira”.

“Gjithsesi, sot me apo pa lojë të bukur, duhet të merrnim tri pikë në këtë takim. Shqipëria më befasoi, i uroj suksese”, u shpreh Candreva për mikrofonët e Supersport.

Italia mbyllë kualifikimet nga vendi i dytë, ku do të luaj në playoff për t’u kualifikur në Botërorin, Rusia 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version