Telegrafi

Candice reklamon të brendshmet nga koleksioni i saj, por e gjithë vëmendja është te linjat trupore

Candice Swanepoel (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Candice Swanepoel është një engjëll i vërtetë kur është fjala për reklamimin e të brendshmeve. Fytyra dhe flokët e bukur, dhe proporcionet përsosura, kanë bërë që ajo të arrijë në maje të industrisë së modës. Ndërsa ‘krahët’ ia ka dhënë brendi i popullarizuar, Victoria’s Secret.

Edhe pse akoma është aktivë në botën e modelingut, 31-vjeçarja në vitin 2018 ka nisur linjën e vetë të të brendshmeve, Tropic of C, të cilën e reklamon me shumë dashuri.

Bukuroshja i ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale për t’i promovuar veshjet e reja, mirëpo vëmendja e fansave nuk ishte të rrobat.

I gjithë fokusi ishte te linjat e përsosura trupore, të cilat i kishte kthyer menjëherë pasi solli në jetë fëmijën e dytë në qershor të vitit të kaluar.

Candice u njoftua me manekinin brazilian, Hermann Nicoli, në Paris në vitin 2005, me të cilin u fejua pas dhjetë vitesh lidhje. Djalin e parë, Anacan, e lindi në vitin 2016, ndërsa dy vite më pas solli në jetë djalin e dytë, Ariel. /Telegrafi/