Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Joao Cancelo, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët se Valencia është një ekip i madh dhe është një ndeshje e veçantë për të.
Bardhezinjtë do ta sigurojnë të paktën vendin e dytë në grup të Ligës së Kampionëve, nëse ndeshja mbyllet barazim.
“Valencia është një ekip i shkëlqyer dhe ndeshja si kjo është gjithmonë e veçantë, veçanërisht për mua ashtu pasi kam qenë atje për tre vjet”.
“Nesër unë kam nevojë t’i lë ndjenjat në një anë pasi unë përfaqësoj Juventusin tani dhe ne kemi nevojë për tre pikë për të përparuar në raundin tjetër”.
“Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë”.
“Siç thashë edhe mendoj, se Valencia është një ekip me lojtarë të shkëlqyeshëm, por edhe me një organizim shumë të mirë”.
Cancelo është krahasuar me Dani Alves, por ai vazhdon të besoj që braziliani është më i miri në botë. /Telegrafi/