Joao Cancelo pranon se është bërë një lojtar më i kompletuar te Juventusi dhe se është i habitur nga bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo.
Mbrojtësi portugez është duke luajtur sezonin e dytë në Serie A, pasi ai e kaloi sezonin e kaluar me Interin në huazim nga Valencia.
Megjithatë, Cancelo ka thënë se tani te Juventusi ndihet lojtar më i kompletuar pasi ka mësuar shumë.
Ish-mbrojtësi i Valencias ka folur gjithashtu edhe për Ronaldon dhe pengun e tij të madh në karrierë.
“Ndjehem si një lojtar shumë më i kompletuar dhe jam duke mësuar shumë te Juventusi”, ka thënë fillimisht Cancelo për A Bola.
“Është e mrekullueshme, Ronaldo trajnon dhe luan si të ishte në moshën time”.
“Kam një peng të madh në karrierën time, pasi nuk ka mundur të luaj rregullisht në ekipin e parë të Benficas në Estadio Da Luz”.
“Kur luani me dashuri për klubin tuaj, ju bëheni edhe më të fortë”, përfundoi mbrojtësi portugez. /Telegrafi/