Joao Cancelo pret me padurim rikthimin në fushë pas dëmtimit që e pësoi në takim me Romën.
Lojtari që erdhi në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Valencia, kishte pësuar një dëmtim në ditët e para që ia ka pamundësuar të luajë me klubin italian.
Cancelo thotë se është duke punuar shumë që sa më shpejtë të arrijë të kthehet në fushë.
“Po punoj shumë me stafin mjekësorë për ta kaluar sa më shpejt dëmtimin. Pres me padurim momentin që do të jem serish në dispozicion të trajnerit, në mënyrë që të jap edhe unë kontributin tim për skuadrën”.
“Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës të cilët po më mbështesin në këto momente. Jam i bindur se me ritmet që po punoj do të jem shumë shpejt në fushë”, ka thëën Cancelo. /Telegrafi/