Site icon Telegrafi

Cancelo përballet me probleme të ngjashme edhe te Bayerni, mbetet prapa në përzgjedhje – nuk pritet të startojë ndaj PSG-së

(Foto: Getty)

Transferimi i janarit, Joao Cancelo, pritet të qëndrojë në bankën rezervë në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit.

Pas një fillimi të fuqishëm me bavarezët, portugezi ka mbetur prapa në përzgjedhjet e trajnerit duke luajtur vetëm 12 minuta në dy ndeshjet e fundit të skuadrës gjermane.

Dhe gjërat duket se po përkeqësohen për futbollistin në pronësi të Manchesetr Cityt, i cili – sipas Sky Sports – do ta shikojë nga banka rezervë ndeshjet vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së.

(Foto: Getty)

Cancelo u largua nga City për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Pep Guardiola, ndërsa duket se fat i ngjashëm do ta përcjellë edhe me strategun Julian Nagelsmann në Allianz Arena, përkundër se e nisi në mënyrë të shkëlqyer huazimin.

Lexo po ashtu Cancelo për formacionin më të mirë: Unë e dua Messin dhe Mbappen, por Modric është diçka tjetër

Bayerni e ka opsionin e blerjes së mbrojtësit të krahut në fund të sezonit për 70 milionë euro dhe pritet të shihet nëse do ta aktivizojë.

Bavarezët e fituan me rezultat 1-0 sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit në Parc des Princes, ndërsa të mërkurën zhvillojnë ndeshjen e kthimit në Allianz Arena. /Telegrafi/

Exit mobile version