Telegrafi

Cancelo dhuroi ‘magji’ në ndeshje ndaj Azerbajxhanit, driblimet e tij bëhen virale në rrjetet sociale

Joao Cancelo ka befasuar të gjithë me aftësitë e tij dribluese, pasi ka dhuruar ‘magji’ gjatë ndeshjes së martës mbrëma të Portugalisë kundër Azerbajxhanit.

Portugalia ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në udhëtim te Azerbajxhani në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Grupin A për kualifikueset e ‘Katar 2022’.

Golat në këtë ndeshje për kombëtaren portugeze u shënuan nga Bernardo Silva (26’), Andre Silva (31’) dhe Diogo Jota (75’).

Megjithatë, vëmendjen e ka ‘vjedhur’ edhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Cancelo.

Cancelo ka dhuruar ‘magji’ në fillim të ndeshjes apo më saktë në minutën e pestë të takimit me disa driblime të njëpasnjëshme.

 

I gjendur në vijën anësore, Cancelo e ‘futi’ me mjeshtëri topin nën këmbët e kundërshtarit të parë, por kjo nuk ishte e gjitha.

Ish-lojtari i Interit dhe Juventusit vazhdoi me një driblim tjetër mjeshtëror duke ia futur topin nën këmbë edhe një ‘viktime’ tjetër.

Ky moment i driblimeve të Cancelos është bërë tashmë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/