Site icon Telegrafi

Çanak: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë, manastiret ortodokse u përvetësuan nga Serbia

Politikani i Serbisë, Nenad Çanak ka qenë mysafirë në një emision të televizionit Happy, i cili medium është i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Çanak ka deklaruar se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë pasi ato janë ndërtuar kur nuk kanë ekzistuar kombet.

Lexo po ashtu Nenad Çanak viziton varrezat e Mejës: Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë

“Mashtrimi më i madh është tek identiteti ta quajmë i popullit serb, i cili përmes falsifikimeve po shfrytëzohet për synime politike. Siç e di unë dhe siç e dinë ti, në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato janë manastire ortodokse. Manastire ortodokse. Pastaj është gjë tjetër që serbët ato shenjtore i përvetësuan. Në çdo shkrim deri në shekullin e XIX njerëzit janë identifikuar sipas religjionit sepse nuk ka pasur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e XIX”, pohoi 63-vjeçari.

Kujtojmë se para dy vjetëve, ai ka vizituar së bashku me djalin e tij varrezat në Mejë të Gjakovës.

Lexo po ashtu Çanak edhe njëherë ua hap sytë serbëve: Kosova është shtet i pavarur

Në shumë intervista të dhëna, politikani ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri të krijuar në Ballkan.

Ndryshe, Çanak një kohë ka qenë edhe kryetari i kryetari i Parlamentit të Krahinës Autonome të Vojvodinës në Serbi. /Telegrafi/

Exit mobile version