Telegrafi

Cana zbulon skuadrën e re për Telegrafin? (Foto)

Lorik Cana ka zbuluar dashurinë e madhe për skuadrën e vendlindjes së tij, Vëllaznimi i Gjakovës.

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare ka vendosur të pushoj nga futbolli i luajtur në fund të sezonin 2015/16, ku skuadra e fundit ishte Nantes nga Ligue 1.

Megjithatë, tani po mendon rikthimin në futbollin aktiv dhe atë me një skuadër kosovare, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Gazeta italiane ua preferon klubeve këta lojtarë që janë të lirë, edhe Cana në listën e këtyre emrave të njohur (Foto)

Kjo pasi, në një fotografi të postuar më herët nga Telegrafi Sport, ku Cana shihet në Koloseun e Romës, dhe në pyetjen drejtuar tifozëve se cilën skuadrën do ia dëshironit kapitenit, ishte vet futbollisti nga Gjakova që komentoi në at post.

Komentimi i Canës nga profili i tij i verifikuar në ‘Facebook’ ishte epik, ai shkroi vet se cilën skuadër do ia preferonte vetës: “Vëllaznimi i Gjakovës”, komentoi Cana, duke u treguar edhe njëherë një njeri i madh, përveç se një futbollist i madh. /Telegrafi/