Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka uruar Granit Xhakën për transferimin tek Arsenali.
Ai ka porositur mesfushorin se më 11 qershor do të fitojë Shqipëria kundër Zvicrës.
Në një postim në Instagram, Cana ka shkruar se Xhaka e meriton transferimin dhe i ka uruar suksese, por ka thënë se në përballjen e 11 qershorit në Euro 2016, fitues do të dalin kuqezinjtë.
“Urime vëlla për transferin tek Arsenal e meriton plotësisht!!! Të deshiroj sa më shumë suksese dhe lumturi!!! Por me 11.06 fitojmë ne!!!”, ka shkruar Cana.