Telegrafi

Cana: Sunderlandi shumë larg Evropës

“Në këtë kampionat, askush nuk mund të bëjë hapat e mëdhenj në shpejtësi. Nëse shikoni top-tetëshen e këtij kampionati, ajo është shumë, shumë e fortë”.

“Top-katërshi përbëhet nga klubet ndër më të mirat e botës dhe katërshi tjetër, Tottenhami, Manchester City, Aston Villa dhe Evertoni,m përbëhet nga ekipe të forta evropiane. Nëse këta do të luanin në ndonjë kampionat tjetër, jam i sigurt se ata do të luftonin për titull”.

“Është vështirë të hysh në top-tetëshe në vitin tënd të parë”, deklaroi Cana për The Northern Echo. /Telegrafi/