Ish-kapiteni i Marseillet dhe Sunderlandit, dëshiron të largohet nga Galatasaray ku kaloi një sezon për t’u harruar dhe ka qenë në biseda me Lazion për tashmë disa javë.
Itasportpress shkruan se presidenti i Lazios, Claudio Lotito, tash ka siguruar marrëveshje me Galatasaray për shumën e transferimit.
Klubi tash duhet të zhvillojë biseda me Canën për kushtet personale dhe për të kompletuar lëvizjen brenda disa ditësh. /Telegrafi/