Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook pas eliminimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit, që këtë vit po mbahet në Francë.
Cana ka thënë se është krenar, më shumë se çdo herë tjetër që ka qenë pjesë e kombëtares.
“Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë!!! Kurrë më parë skam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtare dhe të luaj me këta djem !!! Flm për gjithçka… O sa mirë me qenë Shqiptar”, ka shkruar Cana.