Nëse Shqipëria mposht rivalin e radhës në takimin e nesërm në Tiranë, do të mblidhte tetë pikë dhe do të mund të ngjitej në pozitën e dytë.
“Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj sfide, pasi është përballë një kundërshtar i drejtpërdrejtë në këtë grup. I kemi ambiciet dhe do të futemi në fushë për ta fituar këtë sfidë, sepse pas 5 ndeshjeve mund të arrijmë në kuotën e 8 pikëve. Në rast se ndodh kështu, situata do të jetë e favorshme për ne. Nëse humbasim, edicioni mund të bëhet shumë i vështirë”, ka thënë Cana në një intervistë për Sportin Shqiptar. /Telegrafi/