Site icon Telegrafi

Cana nderon Shqipërinë si ambasador i UEFA-s: Arena Kombëtare është imazh krenarie për gjithë Ballkanin, do të jemi pritës të shkëlqyeshëm të finales së madhe

Lorik Cana është ambasador i UEFA-s për finalen e madhe të Ligës së Konferencës.

Gara e tretë më e madhe evropiane për klube do të startojë për herë të parë këtë edicion 2021/22, ku finalja e madhe do të luhet në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë.

Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana ka hedhur shortin në Ligën e Konferencës, ku tanimë 32 skuadrat pjesëmarrëse kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Para hedhjes së shortit, Cana ka folur për karrierën e tij, duke thënë se është krenar që ka arritur të bëj karrierë të tillë.

Fillimisht prezantuesi i ta se është kënaqësi që ta ketë aty, duke e pyetur rreth karrierës së tij pasi ka luajtur në shtete si Franca, Anglia, Italia e Turqia.

“Nëse kthehesh dhe shikon mbrapa, shumë prej fëmijëve që luajnë futboll duan të arrijnë nivelin më të lartë. Jam shumë krenar për atë që kam arritur në karrierën time”.

“Të luash me PSG-në, pastaj me skuadrën që kam bërë gjithmonë tifo që nga fëmijë Olimpique Marseille, Galatasarayn e Lazion, është një arritje e madhe, jo si futbollist, por edhe si person. Udhëtimi im si futbollist është krenaria ime më e madhe”, tha Cana.

Tutje Cana është pyetur edhe për stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë, ku do të luhet finalja e madhe e Ligës së Konferencës.

“Stadiumi Arena Kombëtare është të themi një imazh krenarie për Ballkanin, si imazh i shtetit dhe qytetit. Stadiumi është mjaftë i mirë dhe i ri, shumë modert dhe një nga stadiumet më të reja në Evropë”.

“Arena Kombëtare është shumë modern dhe shumë aktiv, ndodhet në mes të qytetit. Jam i sigurt që do të jemi pritës të shkëlqyer dhe njerëzit që do të udhëtojnë për ta parë ndeshjen finale do të jenë në mes të qytetit dhe do të shijojnë vendin tonë të bukure Shqipërinë”, tha Cana.

Një paraqitje fantastike e Canës në këtë ngjarje të UEFA-s ku i ka bërë marketing të jashtëzakonshëm Shqipërisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version