Telegrafi

Cana: Mund ta shokojmë Unitedin në Old Trafford

“Padyshim që përvoja ime në Evropë do të më shërbejë kundër tyre. (Përvoja) është diçka që duhet t’ia siguroj skuadrës. Asnjëherë nuk kam luajtur kundër Manchester Unitedit, dhe kjo do të jetë hera ime e parë në stadiumin e tyre, mirëpo kam luajtur më herët kundër skuadrave të këtij niveli”.

“Unë e di cilat janë detyrat tona dhe si duhet të luajmë. Nuk duhet të shkojmë atje vetëm për të luajtur në mesfushë, duke mos shkaktuar presion. Kjo i vështirëson gjërat, ndërsa ne i kemi kualitetet në skuadër për të luajtur kundër tyre”, ka thënë mesfushori kosovar.