Telegrafi

Cana mposhtet në Burnley

Burnley ka humbur çdo ndeshje në udhëtim këtë sezon, por në fushë të vet ka arritur të mposhtë madje edhe Evertonin dhe Manchester United.

Pjesa e parë të ndeshjes përfundoi me barazim 1-1. Vendasit kaluan në epërsi nga penaltia me anë të Graham Alexander në minutën e 13-të të ndeshjes, para se Darren Bent të barazojë para fundit të pjesës së parë (39’).

Dhe Nugent, që u fut në lojë si zëvendësues, shënoi dy gola në pjesën e dytë për t’i dhënë epërsinë e merituar Burnleyt (67’ dhe 86’).