Telegrafi

Cana mëson të shmangë kartonët

Përvoja e një sezoni në Angli duhet t’i ketë ndihmuar Canës të kërkojë të ndryshojë në tentim për t’u ndëshkuar sa më pak.

“Është pjesë e lojës time – që ndonjëherë marr kartonë. Por jam përpjekur të ndryshoj disa gjëra të vogla dhe mendoj se do t’ia dal më mirë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë mesfushori kosovar për The Journal.

“Kur i njihni arbitrit ca, mund të flisni me ta dhe të ndryshoni gjëra të vogla. Mendoj se kam raporte më të mira me arbitrit tash dhe mund të bëj një hap përpara. Por nëse luan 33 ose 34 ndeshje në sezon, sigurisht se do të pranosh kartonë”, ka thënë Cana.

Mesfushori i kombëtares Shqiptare ka marrë 9 kartonë të verdhë dhe një të kuq në sezonin e tij të parë në Ligën Premier me Sunderlandin. /Telegrafi/