Telegrafi

Cana merr karton të kuq në humbjen e Sunderlandit

Mysafirët shënuan fitore prej 2-0, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në “Stadium of Light”, me golat e Emile Heskey (24’) dhe James Milner (61’).

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, njëherit kapiten i Sunderlandit, mori dy kartonë të verdhë në këtë ndeshje dhe u largua nga loja në minutën e 79-të të takimit. /Telegrafi/