Telegrafi

Cana: Kupa Carling dera për të dalë në Evropë

Sunderlandi nesër pret në fushë të vet Aston Villan në kuadër të kupës së Anglisë, dhe Cana mendon se ky është një rast i mirë për të qenë pjesë e garave evropiane sezonin e ardhshëm.

“Kupa është një rrugë e shkurtër për në garën evropiane. Por do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Villa është një ekip shumë i mirë”, ka thënë shqiptari për mediat angleze./Telegrafi/