Telegrafi

Cana kthehet ndaj Hull Cityt

Lorik Cana do të luajë nga fillimi për Sunderlandin në sfidën ndaj Hull Cityt. Lajmin e konfirmoi trajneri Steve Bruce, që natyrisht se e mirëpriti futbollistin më të mirë shqiptar në radhët e veta.

Kosovari ishte jashtë aksionit që prej 28 marsit pas ndeshjes ndaj Liverpoolit, kur pësoi një dëmtim në ije.

Mesfushori kuqezi aktualisht gjendet në Washington ku po mori pjesë në një tubim të tifozëve të Sunderlandit. /Telegrafi/