Site icon Telegrafi

Cana konfirmon: Do t’i bashkohem Lazios

Kosovari 27-vjeçar ka thënë se ai do të luajë në sezonin e ardhshëm në Serie A, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij.

“Jam shumë i entuziazmuar që do t’i bashkohem Lazios. Ata luajtën mirë sezonin e kaluar, ndërsa në sezonin e ardhshëm shpresoj të përmirësohemi. Jam i lumtur që do të jem pjesë e skuadrës”, ka thënë Cana për Ntvspor.

Ndërkohë, as Lazio e as Galatasaray nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version