Lorik Cana është përfolur për një kalim të mundshëm te skuadra italiane, Pescara.
La Gazzeta Dello Sport raportoi se ish-kapiteni i kuqezinjve ka nisur kontaktet me klubin ku aktivizohen edhe Ledian Memushaj dhe Rey Manaj.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Pescaran. Këto informacione i kam dëgjuar nga mediat dhe dua të theksoj se asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me këto zëra të përhapura”, ka thënë Cana i kontaktuar nga portali Albeu.
Kapiteni legjendar për momentin po bën një pushim të shkurtër, për t’u rikthyer më i fortë se më parë, të paktën kështu është shprehur në një postim të disa ditëve më parë kur zyrtarizoi largimin nga kombëtarja jonë.
Fakti që nuk ka kontratë me Nantes e bën atë një futbollist të lirë për të gjetur një ekip të ri në çdo moment të sezonit.