Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka folur për mikun e tij, Miroslav Klosen.
Sulmuesi gjerman do të largohet nga Lazio në fund të stinorit pas pesë viteve të kaluara në kryeqytetin italian.
Cana ka folur për kohën sa ishte në klub së bashku me Klosen, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë të luajnë së bashku vitin tjetër në një klub.
“Unë kam ardhur te Lazio së bashku me Klosen. Kemi qenë me fat që e kemi pasur në ekipin tonë. Është një privilegj për Lazion, që e pati në ekip, dhe për mua, që kam luajtur me të. Fama e tij është ndërkombëtare”, deklaroi Cana.
“Një shembull i profesionalizmit, ka shënuar shumë gola dhe profili i tij është i padiskutueshëm. Për një klub është si Lazio ishte një lojtar mjaft i mirë, jo vetëm në fushë. Me profesionalizmin dhe mentalitetin e tij, gjithashtu, ndikonte pozitivisht te shokët e skuadrës”.
“Unë kam qenë me fat të njihem edhe njerëzisht me Klosen. Ai është i jashtëzakonshëm, një kampion, gjithmonë pikë referimi për të fituar. Klose gjithmonë ka kërkuar për të fituar, edhe në ndeshjen e kontrollit, të enjteve”.
“Ishte shumë i përpiktë në jetën e tij të përditshme, gjithçka e bënte duke menduar mënyrën më të mirë për të ruajtur gjendjen fizike. Ai ka qenë gjithmonë një pikë referimi për të rinjtë”.
“I këshillonte ata, madje edhe për detajet si të ushqeheshin. Të dielën do ta përshëndesë Laczo, sepse ai e meriton një kornizë të madhe të këtij klubi. Do të jetë e drejtë për ta përshëndetur siç e meriton. Do të doja të luaja edhe një vit me Klose. Kush e di, ndoshta vitin e ardhshëm mund të jemi në një klub, së bashku”, përfundoi Cana. /Telegrafi/