Telegrafi

Cana kërkon qëndrueshmëri nga bashkëlojtarët

Fitoret në shtëpi ndaj Blackburn, Hull dhe Liverpool gjithmonë janë pasur nga humbjet nga Stoke, Burnley dhe Birmingham, dhe kjo është një model të cilin Macet e Zeza dëshirojnë ta thyejnë.

“Ne ia kemi dalë vërtet mirë në Manchester United dhe po ashtu në shtëpi ndaj Liverpoolit. Kur luajmë me klube të mëdha luajmë me mentalitetin e duhur. Çdokush e bën punën e vet dhe ne e mbajnë organizimin tonë”, ka thënë Cana për mediat angleze.

“Ndonjëherë kur kemi luajtur jashtë kundër mbase jo ekipeve më të mëdha, ne e humbin atë organizim. Ne vërtet kemi nevojë të mos ndodhë kjo në Wigan. Ata kanë mposhtur Chelsean në shtëpi këtë vit dhe do të jenë kundërshtar i vështirë për ne. Por ne do të duhet të nxjerrim një rezultat të mirë. Do të luajmë të fitojmë”, ka shtuar kosovari./Telegrafi/