Telegrafi

Cana i gëzuar që do të përballet me Arsenalin

Cana mungoi në ndeshjen e kaluar kundër Tottenhamit kur Sunderlandi u mposht me rezultat 2-0, për shkak të suspendimit si pasojë e kartonëve të verdhë, por do të rikthehet në takimin e radhës.

“Ishte shumë vështirë për mua të shoh bashkëlojtarët nga anash. Nuk mund të bëja asgjë. Veçanërisht për veten, është shumë shqetësuese. Por nuk kisha zgjidhje dhe ishte e rëndësishme për mua të jem atje, me ta, dhe t’i përkrahi edhe pse nuk munda të luaj”, ka thënë Cana./Telegrafi/