Telegrafi

Cana: Gjeorgjia, një test i rëndësishëm

“Testi kundër Gjeorgjisë është shumë i rëndësishëm, pasi ekipi do të përgatitet për ndeshjet e ardhshme, sidomos për atë kundër Norvegjisë. Duhet ta shfrytëzojmë miqësoren e nesërme (sotme) për të qenë gati edhe në aspektin psikologjik”.

“Do të fokusohemi te lojtarët e rinj, ata që vijnë nga skuadra U-21, por edhe futbollistët që janë thirrur për herë të parë në ekip. Ne si më të vjetër i kemi mbështetur dhe i mbështetim gjithmonë ata, pasi kërkojmë që prurjet e reja të ambientohen sa më parë me përfaqësuesen”, ka deklaruar Cana.

Ndeshja e sotme zhvillohet në stadiumin Qemal Stafa me fillim nga ora 19.00. /Telegrafi/