Site icon Telegrafi

Cana: Futbollin kosovar e presin ditë të mira

“Unë gjithnjë kam qenë i mendimit se kombëtarja është e çdo shqiptari, pavarësisht se ku është lindur apo ku është rritur dhe ku vepron sot, është vetëm kombëtarja shqiptare, që kombi ynë në Ballkan të përfaqësohet me një ekip dhe një flamur, pavarësisht se politikat e imponuara nganjëherë përpiqen të na dezorientojnë synimet tona, por politikat shkojnë e vijnë, sporti, futbolli, mbetet”.

“Duhet ta them se nëse kemi suksese apo ngecje në Kosovë në fushën e sporteve apo futbollit duhet drejtuar gishtin kah politika e Prishtinës zyrtare, sepse ne nuk mund të kapërcejmë proceset politike, edhe nëse duam, nuk na lënë. Por, jam optimist se pas 14 dhjetorit, pas vendimit të UEFA-s, futbollin kosovar e presin ditë të mira”, ka deklaruar Loriku në një intervistë për Presheva jonë. /Telegrafi/

Exit mobile version