Site icon Telegrafi

Cana e Lenjani: Rumania e fortë, por kualifikohemi

Kapiteni dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare thonë se është e mundur kalimi përtej grupit në kampionatin “Euro 2016”.

Në një intervistë për median rumune “Digi sport” Lorik Cana dhe Ermir Lenjani nuk kanë fshehur entuziazmin dhe dëshirën që kanë për kualifikimin e Shqipërisë në fazën pas grupeve.

Duke folur për kualifikimin e Shqipërisë dhe të Rumanisë Lorik Cana është shprehur: “Sigurisht që është i mundur. Kjo edhe duke marrë parasysh formatin e aktivitetit, ku në fazën tjetër të ‘Euro 2016’ kualifikohen edhe katër ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë”.

“Nuk shoh ndonjë arsye përse Shqipëria dhe Rumania të mos kualifikohen së bashku nga faza e grupeve. Do të kualifikohen skuadrat që vrapojnë dhe luftojnë më tepër”. ka thënë Lenjani.

Te Rumania peshon shumë brezi i artë, me lojtarë si Haxhi, Popesku. /Telegrafi/

Exit mobile version