Telegrafi

Cana: Duhet të besojmë te kombëtarja

Cana luajti 73 minuta dhe u largua pasi kuqezinjtë avanconin 5-1, duke marrë duartrokitjet e tifozëve dhe vlerësimin pozitiv nga stafi teknik.

“Duhet të besojmë te kjo kombëtare, sepse lojtarët që janë dhe këta që po vijnë, po tregojnë dëshirë të madhe. Trajneri Kuzhe ka një plan afatgjatë për të qenë të suksesshëm”, ka thënë Cana.

“Përkushtimi është maksimal nga të gjithë, ndaj nuk ka arsye pse të mos shpresojmë në edicionin e ardhshëm. Kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për ndeshjet zyrtare me Danimarkën dhe Suedinë”, ka shtuar përforcimi i ri i Sunderlandit.

Cana së fundi tha për mediat shqiptare se në Ligën Premier ai shihet si “Beckhami shqiptar”.