Telegrafi

Cana: Arsenali, klubi im i ardhshëm

I pyetur se çfarë mendon për cilësinë në përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë, Cana tha: “Shqipëria dhe Kosova mirë është të mbajnë një përfaqësuese, sepse nuk kemi kualitet për dy”.

“Talentët? Ka shume talentë. Në Zvicër dhe Gjermani, kudo në ekipet e juniorëve ka shqiptarë. Në kombëtaren tonë ka për t’u punuar shume, sepse punët nuk janë bërë si duhet. Po të pyetesha unë, 90% e kombëtares shqiptare do të përbëhej nga kosovarët”, theksoi Cana.

Lorik Cana e përfundoi vizitën e tij në AUK me një pohim sensacional, duke thënë se ai ka gjasa që të kalojë te 13-herë kampioni i Ligës Premier, Arsenal. /Telegrafi/