Telegrafi

Cana ambasador i programit Grassroot në Shqipëri

Lorik Cana është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme si ambasadori i Grassroots për Shqipërinë në zyrat e FSHF në prani edhe të Dukës.

Grassroot financohet nga UEFA dhe është një organizatë që promovon fuqinë e futbollit për të edukuar, frymëzuar dhe mobilizuar të rinjtë në vendet në zhvillim për të kapërcyer sfidat e tyre më të mëdha shëndetësore, jetë të shëndetshme dhe më produktive dhe agjentë për ndryshim komunitetet e tyre.

Në fjalën e tij, Cana tha se Grassroot është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, pasi do t’i nxisë ata të merren me sport.

“Nuk kemi pasur mundësi të arrijmë në maja më herët, ndërsa vitet e fundit kanë demonstruar se nëse bëhet një punë e madhe mund të jemi të suksesshëm. Ne jemi një vend në zhvillim e sipër dhe patjetër që edhe futbolli hyn në këtë pjesë. Ne jemi mundur që ta përfaqësuar vendin sa më mirë duke luajtur”, tha Cana.

Cana dhe Duka në konferencë

Grassroot është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, pasi do t’i nxisë ata. Ka shumë gjëra për të bërë në vendin tonë, e vlerësoj shumë FSHF për mbështetjen që i ka dhënë fondacionit Lorik Cana.

Si Ambasador i Grassroot do të ndihmoj sa më shumë që t’i ndihmojmë fëmijët dhe t’i mbajmë me frymën e futbollit. Ne kemi qenë si udhërrëfyes për pjesën e futbollit dhe do ta vazhdoj ta bëjë sërish këtë gjë”, u shpreh Loriku.

Cana ambasador i programit Grassroot

Më pas, ish-kapiteni i Kombëtares, u shpreh se në vitet e ardhshme do të shikohen edhe frytet e këtij projekti.

“Kjo nuk do të jetë një detyrë e përditshme, por kërkon impenjim dhe projekte të vazhdueshme. Më pas, presim rezultatin pas shumë vitesh, ku numri i fëmijëve që do të merren me futboll do të rritet ndjeshëm dhe do të përfitojë e gjithë shoqëria jonë. Me padurim pres ta filloj këtë punë”, tha Cana në fjalën e tij.

Ndërkohë, Duka u shpreh se Cana ka qenë dhe do të jetë ende një shembull për të rinjtë.