Emre Can thotë se ai nuk do të komentojë për spekulimet rreth të ardhmes së tij.
Mesfushori i Liverpoolit ka aluduar në ato që i quan si tregime të pavërteta për një kontakt të tij me skuadra si Juventusi, Bayern Munichu dhe Manchester City.
“Unë sapo jam rikthyer nga angazhimi me kombëtaren me ekipin e Gjermanisë dhe po punoj për t’u rikthyer nga lëndimi”.
“Por, po shoh tregime interesante për mua në gazeta”.
“Unë nuk dua të komentoj për tregimet e pavërteta ose spekulimet. Unë do të punoj për t’u kthyer në fushë sa më shpejt”, potencoi mesfushori.
Can ka bërë 26 paraqitje këtë sezon në Ligën premier, duke shënuar tri gola për ekipin e Jurgen Klopp.
Ai ishte liruar nga përfaqësuesja e Gjermanisë pas një problemi me shpinë në miqësoren ndaj Spanjës. /Telegrafi/