Sulmuesi i Sporting Lisbonës, Joel Campbell, mendon se ai ka merituar më shumë hapësira te Arsenali.
Futbollisti kostarikan është duke luajtur te klubi portugez, pasi u huazua nga Topçinjtë.
Ai vendosi të largohej për faktin se nuk kishte minutazh nën urdhrat e Arsene Wenger.
“Mendoj se kam merituar të luaj më shumë pas asaj që bëra vitin e kaluar, por tash është një fazë e re”.
“Ndjehem mirë, i lumtur, kjo është një përvojë e re”, ka thënë Campbell për A Bola. /Telegrafi/