Telegrafi

Campbell edhe një vit te Arsenali?

Mbrojtësi anglez ka pranuar oferta nga Celtic, Middlesbrough dhe Newcastle United, mirëpo, sipas The Sun, ai dëshiron të qëndrojë në Emirates.

Cambell u rikthye te Arsenali në muajin janar, ndërsa luajti në pjesën e dytë të sezonit 2009/2010. Trajneri Arsene Wenger është i kënaqur me paraqitjet e tij, prandaj dëshiron ta mbajë atë së paku edhe për një sezon tjetër. /Telegrafi/