Telegrafi

Campbel dëshiron të mbetet në Arsenal

Veterani befasoi të gjithë kur në janar u rikthye në Ligën Premier me Arsenalin, pas një aventure të shkurtër në Notts County. 35-vjeçari tash synon të vazhdojë kontratën me topçinjtë.

“Sigurisht se dua të qëndroj. Dua të mbetem dhe ta jap maksimumin, së paku edhe një vit. Besoj se mund të luaj dy, por menaxheri kurrë nuk e jep këtë. Ne gjithmonë duam diçka më shumë”, ka thënë Campbell.

“Nëse fitoj edhe një vit tjetër, do të punoj me ngulm çdo ditë me qëllim që ta ndihmoj Arsenalin të fitojë dhe ta kthejë namin”, ka shtuar anglezi. /Telegrafi/