Telegrafi

Camoranesi: Merituam kualifikimin

“Jemi të lumtur me kualifikimin. Nuk do të ishte e drejtë po të humbnim, për shkak të dy rasteve (të tyre). Reagimi ynë tregon se jemi gjallë dhe kemi arritur një objektiv të merituar”.

“Kjo ishte shënjestra jonë e parë dhe tash do t’i marrim gjerat një nga një. Duhet që të fillojmë pjesën e dytë të sezonit duke u përgatitur për Kampionatin e vështirë Botëror”, ka thënë Camoranesi për RaiSport pas ndeshjes.