Site icon Telegrafi

Camille Pascal merr çmim nga Akademia Franceze

Akademia franceze hapi sot sezonin e çmimeve për letërsinë duke i dhënë Çmimin e Madh të Romanit autorit Camille Pascal, për veprën “L’été des quatre rois” (Vera e katër mbretërve).

Ky roman tregon verën 1830 kur katër sovranë pasuan njëri-tjetrin në fronin e Francës.

Këshilltar i shtetit, ish-sekretar i përgjithshëm i grupit “France Télévisions” dhe ish-këshilltar i Nicolas Sarkozyt në Elize, 52-vjeçari Camille Pascal, për nga profesioni është historian.

“L’été des quatre rois” është romani i tij i parë. /ata/

Exit mobile version