Telegrafi

Camila Morrone, e dashura 20-vjeçare e Leonardo DiCaprios

Aktori hollivudian, Leonardo DiCaprio, është i njohur për lidhjet e shumta me femrat shumë më të reja në moshë.

Kësaj radhe, ai e ka zgjedhur argjentinasen Camila Morrone, e cila merret me modelizëm dhe me aktrim.

(Foto: Instagram/Camila Morrone)

20-vjeçarja e ka nisur karrierën si manekine dhe ka zbukuruar ballinat e shumë revistave të njohura, në mesin e tyre edhe Vogue, ndërsa është fytyra reklamuese e brendit Urban Outfitters.

Në botën e aktrimit ka debutuar në filmin e James Francos, “Bukowski”, ndërsa do të shfaqet edhe krahas Bruce Willis në filmin “Death Wish”.

(Foto: Instagram/Camila Morrone)

Ajo është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1.1 milion ndjekës.

Mediat amerikane raportojnë se Camila dhe Leo njihen që moti nga miq të përbashkët. Nëna e saj, Lucila Sola, ka qenë në lidhje me Al Pacinon dhe në këtë mënyrë janë takuar DiCaprio dhe Morrone, kur bukuroshja ishte akoma në moshë shumë të re.

(Foto: Instagram/Camila Morrone)

Thashethemet për lidhjen e tyre kanë nisur që nga dhjetori i kaluar, ndërsa ata janë parë disa herë bashkë.

E dashur më e re e Leonardos para saj ka qenë Elizabeth Turner, e cila ishte 23 vjeçe. DiCaprio aktualisht është 43 vjeçar. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/Camila Morrone)

 

(Foto: Instagram/Camila Morrone)

 

(Foto: Instagram/Camila Morrone)