Telegrafi

Camila Cabello vjen me ndryshim flokësh pas ndarjes me Shawn Mendes

Camila Cabello debutoi një transformim mahnitës të flokëve përmes Instagramit të shtunën, vetëm disa ditë pasi konfirmoi ndarjen e saj nga ish-i Shawn Mendes.

Këngëtarja, 24 vjeçe, tani ka një nuancë të freskët të gjelbërt mente, një ndryshim drastik nga flokët e saj natyrale të errëta brune.

Ngjyra e re e flokëve të saj përputhej në mënyrë të përkryer me fustanin e saj të mëndafshtë dhe manikyrin.

Foto: Instagram

Është e paqartë nëse ndryshimi është i përhershëm, por fansat në Instagram padyshim po e pëlqenin atmosferën.

Ata e mbushën seksionin e komenteve të saj me shumë zemra dhe shumë që e quanin atë një “mbretëreshë”. “Ti je vërtet shumë e bukur. Të dua”, ka shkruar një përdorues poshtë fotove.

Foto: Instagram

Disa fansa të hapur madje e pyetën Cabello-n nëse ky ishte “shkëlqimi i saj pas ndarjes”, por këngëtarja e hitit “Don’t Go Yet” ende nuk është përgjigjur.

Kujtojmë se çifti kanë njoftuar gjatë javës së kaluar ndarjen e tyre në një deklaratë të bërë në rrjete sociale, respektivisht në InstaStory. /Telegrafi/