Camila Cabello tërhoqi vëmendjen në eventin e NYLON House në Miami, ku u shfaq me një fustan të zi të prerë që nxirrte në pah kthesat e saj elegante.
Këngëtarja 27-vjeçare kombinoi pamjen me taka të zeza dhe një varëse të mprehtë, ndërsa flokët e saj ishin stiluar në një model të lartë elegant.
Eventi, që bashkon artin, modën dhe argëtimin, përfshiu një performancë energjike nga Ludacris dhe u zhvillua në kuadër të Javës së Artit në Miami, një festival që mbledh mbi 1200 galeri dhe mijëra artistë, shkruan DailyMail.
Në një intervistë për Nylon, Camila foli për marrëdhëniet e saj të mëparshme me Shawn Mendes dhe reflektoi për kohën si anëtare e “Fifth Harmony”.
Ajo pranoi se grupi kishte sfida të mëdha, por tani e sheh atë periudhë me dhembshuri.
Këngëtarja gjithashtu ndau detaje për këngën e saj “June Gloom,” e cila eksploron ndjenjat e pasigurisë dhe xhelozisë.
Për revistën, Camila pozoi me kostume të guximshme dhe çizme të larta, duke treguar vetëbesim dhe stil të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/