Telegrafi

Camila Cabello i jep fund lidhjes me Matthew Hussey

Camila Cabello (Foto: Theo Wargo/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Camila Cabello dhe partneri i saj, Matthew Hussey, i kanë dhënë fund lidhjes pas më shumë se një viti së bashku.

Pak ditë pasi Camila solli bashkëpunimin me këngëtarin Shawn Mendes, në të cilin u komentuan për skenat e ‘nxehta’, një burim për The Sun pohon se ajo dhe Hussey i dhanë fund lidhjes.

“Marrëdhënia e Camilas me Matthew i ka prishur raportet dy javë më parë. Ishte vendim i ndërsjellë për t’i dhënë fund gjërave. Ata kanë kaluar shumë kohë pranë njëri-tjetrit dhe duan të jenë miq”, ka thënë burimi për The Sun.

Matthew Hussey dhe Camila Cabello (Foto: Getty Images/Guliver)
Lexo po ashtu Shawn Mendes dhe Camila Cabello vijnë në skena të 'nxehta' në klipin e ri

Nga ana tjetër, Cabello u shfaq mjaft e afërt me Mendes në klipin e ri dhe kjo mbase është arsyeja e ndarjes nga Matthew. /Telegrafi/