Camila Cabello dhe partneri i saj, Matthew Hussey, i kanë dhënë fund lidhjes pas më shumë se një viti së bashku.
Pak ditë pasi Camila solli bashkëpunimin me këngëtarin Shawn Mendes, në të cilin u komentuan për skenat e ‘nxehta’, një burim për The Sun pohon se ajo dhe Hussey i dhanë fund lidhjes.
“Marrëdhënia e Camilas me Matthew i ka prishur raportet dy javë më parë. Ishte vendim i ndërsjellë për t’i dhënë fund gjërave. Ata kanë kaluar shumë kohë pranë njëri-tjetrit dhe duan të jenë miq”, ka thënë burimi për The Sun.
Nga ana tjetër, Cabello u shfaq mjaft e afërt me Mendes në klipin e ri dhe kjo mbase është arsyeja e ndarjes nga Matthew. /Telegrafi/