Ish-i i saj Shawn Mendes ka shfaqur trupin e tij në plazh kohët e fundit.
Por, as Camila Cabello nuk i ka lënë anash pozat atraktive në llogarinë e saj në Instagram.
Në komentet e postuara të hënën (10 janar), këngëtarja, 24 vjeçe, mahniti me bikini të zeza teksa po shijonte një arratisje në Republikën Dominikane.
Në foto Camila dukej në formë të mirë ndërsa po shijonte një shëtitje me varkë me rroba banje.
Në një ‘selfie’, ajo ka treguar ngjyrën e saj mahnitëse të trupit teksa ka pozuar pranë perëndimit të diellit, shkruan DailyMail.
Camila tha se e kishte shijuar pafund udhëtimin e saj, sa nuk arriti të postonte foto më parë në llogaritë e saj në mediat sociale.
“Unë nuk postova asnjë foto sepse isha duke jetuar jetën, unë isha në Republikën Domenikane”, shkroi ajo sipër imazheve.
Fotot dukej se ishin bërë para fillimit të vitit 2022, pasi ajo kishte postuar një selfie të ngjashme nga një varkë natën e Vitit të Ri.
Javët e fundit të 2021 ishin padyshim të vështira për Camila, e cila u nda nga Shawn në muajin nëntor pas dy vitesh lidhje.
Pavarësisht ndarjes së tyre, ish-partnerët duket se kanë marrëdhënie miqësore pasi u panë duke shëtitur qenin e tyre Tarzan në Miami javën e kaluar.
Shawn dhe Camila njoftuan ndarjen e tyre me një deklaratë të përbashkët në Instagram.
Yjet e muzikës ishin në lidhje që nga korriku 2019, pak pasi u publikua dueti i tyre i hitit “Senorita”.
Marrëdhënia e ish-çiftit dukej se ishte në kulmin e të gjitha kohërave duke qenë së bashku 24/7, ndërsa ishin në karantinë gjatë bllokimit fillestar të COVID-19.
Por përfundimisht e gjithë ajo kohë e vazhdueshme në shtëpi mori fund dhe ata u kthyen në punë, duke rritur angazhimet e tyre, që do të thoshte se të dy duhej të udhëtonin për të promovuar projektet e tyre të fundit.
Duket se marrëdhënia e tyre nuk mundi të përballonte gjithë atë kohë të ndarë për shkak të orarit të tyre të ngjeshur.
Dy javë pasi njoftuan ndarjen e tyre, Mendes publikoi baladën e ndarjes “It’ll Be Okay”. /Telegrafi/