Site icon Telegrafi

Camila Cabello fotografohet me të dashurin e ri: Biznesmeni libanez tërheq vëmendjen në festën BAFTA

Këngëtarja Camila Cabello dhe i dashuri i saj i ri, biznesmeni libanez Henry Chalhoub, u panë së bashku në festën pas BAFTA Awards.

Konkretisht, çifti filloi lidhjen në gusht të vitit 2024, ndërsa për herë të fundit u panë bashkë në janar të vitit 2025, kur kishin shijuar pushimet në plazhin e ishullit të Shën Bartolomeut. Kjo duket se ka konfirmuar të gjitha spekulimet për lidhjen e tyre.

Chalhoub, trashëgimtari i një familjeje të pasur që zotëron një grup tregtar luksoz në Lindjen e Mesme, kishte veshur një xhaketë blu të kaltër, pantallona të zeza dhe një bluzë të zezë, ndërsa Cabello shkëlqente me një fustan që kishte elementë korse.

@kcejaguar camila cabello em Londres hoje 🖤🖤 @Camila Cabello #5h #fifthharmony #harmonizer #camilacabello #laurenjauregui #dinahjane #allybrooke #normani #fifthharmonyband #fy #fyp #fypp #fypage #foryou #foryoupage #vaiprofycaramba #camilacabelloedit #camilacabellovideos #camilacabello97 #camilacabellofan #camilacabelloedits #henrychalhoub ♬ Havana – Camilla Cabello

Ajo e kompletoi look-un me taka të zeza dhe bizhuteri prej ari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Camila Cabello

Sipas informacioneve të raportuara nga Daily Mail, çifti ka qenë i pandarë gjatë gjithë mbrëmjes.

Camila Cabello

Henry Chalhoub vjen nga një familje që zotëron Chalhoub Group, që operon në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ndonëse deri më tani nuk ka komentuar lidhjen e tij me këngëtaren, mësohet se para saj ishte lidhur me supermodelen Joan Smalls.

Cabello gjithashtu nuk ka zbuluar shumë për partnerin e saj të ri, megjithëse më parë ka qenë në lidhje me këngëtarin Shawn Mendes, autorin britanik Matthew Hussey dhe biznesmenin Austin Kevitch. /Telegrafi/

Camila Cabello me të dashurin e saj
Exit mobile version