Telegrafi

Camila Cabello flet për fëmijërinë dhe problemet me shëndetin mendor

Camila Cabello (Foto: Instagram/camila_cabello)

Camila Cabello është njëra nga këngëtaret më të suksesshme në botë.

Këngëtarja 22-vjeçare, së fundmi ka folur haptazi për problemet që kishte me ankthin në fëmijëri.

Ajo në rrjetet sociale, gjegjësisht në Instagram ka ndarë disa postime emocionale, duke u treguar fansave për çdo detaj.

“Unë isha tejet nervoze dhe e shqetësuar kur isha e vogël dhe njerëzit gjithmonë e kanë këtë vështirësi mosbesimi”, ka shkruar ajo.

“E vërteta është që ju vendosni se çfarë do të bëhesh. Çdo ditë. Nuk jam duke folur për talentin apo suksesin. Jam duke thënë për njeriun që bëhesh. Nëse ju nuk keni qenë shumë e guximshme, shumë e shoqërueshme, e egër, hulumtuese, nëse ju e përshkruani të kundërtën e kësaj… nuk do të thotë që nuk mundesh. Unë kurrë nuk kam qenë kështu. Nuk është e vërtetë. Po ju them. Unë nuk dëshiroja të këndoja para familjes time për të qenë e varur nga muzika, ngaqë isha shumë e shqetësuar për të takuar njerëz të rinj. Duke qenë ende një shqetësim i vogël, por duke pasur kohën më të mirë dhe duke bërë kujtime të pazëvendësueshme. Në thelb jam e njëjtë, por unë kam ndryshuar aq shumë sa një person. Përpiquni të bëni atë që keni frikë, gjithnjë – dhe shkoni pas asaj që dëshironi dhe kush dëshironi të jeni, sepse ju ia vleni”, shkruan mes të tjerash këngëtarja e hitit “Senorita”.

 

Ndryshe, Cabello këto kohë është përfolur edhe për lidhjen e re me këngëtarin Shawn Mendes, që pas bashkëpunimit në projektin e tyre të fundit. /Telegrafi/