Camila Cabello dhe miliarderi Henry Junior Chalhoub, u panë në një arratisje romantike në Romë, ku çifti nuk i kurseu momentet e afërsisë.
Këngëtarja 28-vjeçare ishte veshur me një xhup të zi dhe dollakë, ndërsa Henry mbante veshur xhinse dhe një kapuç kafe.
Kjo dalje vjen pas paraqitjes së tyre në Javën e Modës në Paris, ku u ulën në rreshtin e parë të Chanel, shkruan DailyMail.
Camila shkëlqeu me një kostum tweed bardh e zi, ndërsa Henry mbajti një stil të thjeshtë me një xhaketë sportive dhe xhinse të zeza.
Çifti, i cili u lidh për herë të parë në gusht 2024, është parë disa herë bashkë, përfshirë një festë BAFTA në Londër dhe pushimet luksoze në St. Barts.
Chalhoub, trashëgimtar i Chalhoub Group, është një emër i njohur në industrinë e modës luksoze në Lindjen e Mesme.
Deri më tani, as Camila dhe as Henry nuk kanë komentuar publikisht për romancën e tyre.
Duket se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze, me çiftin që nuk ngurron të shfaqë afeksionin në publik.
Fansat e Camilës janë kuriozë për të parë se si do të zhvillohet kjo histori dashurie në muajt në vijim. /Telegrafi/