Modelja nga Argjentina Camila Barraza është shpallur fituesja e “Miss Kosova 2016”.
Ajo arriti të lë prapa 14 vajza e tjera shqiptare, duke triumfuar si e vetmja modele e huaj në “Miss Kosova”.
Përcjellsja e parë e Miss-it e cila gjithashtu shkon në “Miss Universe 2016” u shpall bukuroshja Medina Hajra, e ndërsa Miss Earth është zgjedhur modelja Andina Pura, me përcjellëse Bleranda Çitaku.
Një spektakël plot surpriza i dhënë drejt për së drejti në Klan Kosova, me përcjellje të Telegrafit, nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe me organizatore Agnesa Vuthaj, u përmbyll kështu edhe edicioni i sivjetëm i “Miss Kosova 2016”.
Mbetet të shihet se si do të na përfaqësojë Camila Barraza në dy spektaklet e njohura “Miss World 2016” dhe “Miss Universe”, i cili do të mbahet në Filipine. /Telegrafi/