Site icon Telegrafi

Cameron pritet nga komandanti i KFOR-it

Ministri i Punëve të Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, gjatë qëndrimit në Kosovë ka vizituar edhe kampin e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti Ozkan Ulutas.

Pamjet nga vizita janë publikuar nga KFOR-i në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”.

Lexo po ashtu Mbështetëse e gjatë e pavarësisë, Cameron pas takimit me liderët: Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e vazhdueshëm me Kosovën

“Komandanti i KFOR-it , Ozkan Ulutas, priti Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron në kampin ‘Film City’, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.

Cameron ka mbërritur në Kosovë të mërkurën ku është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Vizita e Cameron do të jetë njëditore, ku përveç me Gërvallën, ai është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimeve me liderët e shtetit, ai tha se Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën dhe një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version